leoni

Haliti: PDK ende nuk ka ndonjë vendim nëse do të marr pjesë në seancën e së hënës

Haliti: PDK-ja ende nuk ka ndonjë vendim definitiv lidhur me pjesëmarrjen në seancën e së hënës

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka ndonjë vendim nëse do të marrë pjesë në seancën e së hënës, e cila është thirrur nga kryesuesi i seancës. Anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se për këtë do të vendoset në mbledhjen e kryesisë së partisë. “Tash po e marr vesh që seanca është caktuar për të hënën. Nuk e di, ne do të takohemi si kryesi dhe pastaj do të vendosim se çfarë do të bëjmë”, ka thënë Haliti për “lajmi.net”. Seanca për të hënën është thirrur nga kryesuesi Adem Mikullovci, pa ndonjë takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike. Ndërsa, zyrtarë të koalicionit PAN, kanë refuzuar të marrin pjesë në seanca të Kuvendit, pa ndonjë takim konsultativ mes partive. Ata kanë thënë se do të veprojnë kështu, sa herë që seancat thirren në këtë mënyrë.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …