Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje ka drejtuar një mori akuzash në drejtim të PDK mbi krizën politike në vend. Ai ka thënë se 11 qershori e ka zbritur PDK-në në pikën e saj më të ultë historikisht dhe se kjo parti po synon që krizën e partisë, ta transformoj në krizë institucionale. “Kriza e kësaj partie, kriza e një partie, po synon të institucionalizohet, të bëhet krizë institucionale. Krizën e PDK-së si parti po orvaten ta transformojë në krizë të institucioneve të shtetit. Duke zvarritur e duke mohuar, duke bojkotuar e duke bllokuar, duke mbajtur anë presidenti e duke lobuar me kriminelë, duke joshur e duke kërcënuar, të afërm të deputetëve e me të afërm gazetarë të tyre mbi vetë deputetët. Këto janë shkelje të ligjit e kushtetutës, janë vepra penale. Sikur të kishim shtet demokratik”, ka shkruar ai në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …