leoni

Ministri Muharremi dhe kryetari Ahmeti inauguruan fillimin e punimeve në rrugën Magurë-Blinajë

Ministri i Infrastrukturës Hanefi Muharremi dhe kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, inauguruan fillimin e punimeve për rikonstruktimin e rrugës që i lidhë fshatrat Magurë-Blinajë.

Kjo rrugë ka një gjatësi prej 3.2 kilometra. Rruga do të ketë gjerësi prej 5 metrash, gjerësi të trotuarit 1.5 metra, gjerësi të shtegut për çiklistë 1.2 metra, si kanalizimi i hapur për rrjedhjen e ujit atmosferik dhe ndriçim publik.

Asfaltimin e kësaj rruge do ta financojë Ministria e Infrastrukturës dhe komuna e Lipjanit, ndërsa vlera e realizmit të këtij projekti është 497.971.41 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …