Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar dhe ka miratuar propozimin e MMPH-së për shpronësimin e pronave në Hade dhe në fshatin Shipitullë për nevojat e KEK-ut. Ministri, Ferat Shala, ka thënë se pas përmbushjes së procedurave ligjore për shpronësim të pronave kërkon nga Qeveria të nxirret vendimi që ky propozim të miratohet. Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se ky është një proces i koordinuar nga dy ministritë, ajo e mjedisit dhe zhvillimit ekonomik së bashku me KEK-un. Me pas, Mustafa ka thënë se më këtë veprim janë krijuar kushte që të shmanget kriza energjetike. Gjithashtu, kryeministri Mustafa ka njoftuar edhe për emërimin e tre ministrave të rinj, të cilët zëvendësojnë ministrat e kaluar, që janë zgjedhur deputete. Valentin Toçi ministër i Tregtisë dhe Industrisë në vend të Hykmete Bajramit, ndërsa Emanul Demaj ministër i Punëve të Jashtme në vend të Enver Hoxhajt dhe Kurtan Kajtazi në ministrinë e Bujqësisë në vend të Memli Krasniqit.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …