Rajoni është në gjendje emergjente sa i përket problemeve me zjarre dhe përhapjes së tyre të shpejtë në zona të banimit. Udhëheqësi i brigadës së zjarrfikësve, Latif Zeka, i tha se për 11 ditë në rajonin e Prishtinës ka pasur 120 intervenime të zjarreve. “Për 11 ditë i kemi mbi 120 intervenime, 90 për qind e tyre janë fushore dhe malore dhe zona më e prekur nga zjarret është Fushë Kosova, mirëpo zjarret janë lokalizuar brenda 24 orëve. Zeka tha se besohet se shkaktari kryesor i zjarreve është faktori njëri duke mos përjashtuar edhe temperaturat e larta. Nuk janë të gjitha zjarret nga temperaturat e larta, por këtu hynë edhe faktori njëri. Deri më tani çdo vatër zjarri që është shfaq i kemi menaxhuar ashtu si duhet, gjatë 24 orëve të gjitha janë lokalizuar”, është deklaruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …