Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq në konsultim me kryetarin serb Aleksandar Vuçiq, gjatë shtatorit do të dërgojnë emisarë në shtatë shtete për të lobuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO dhe organizata tjera ndërkombëtare. Mediet e Beogradit bëjnë të ditur se 27 emisarë serbë më 9 gusht kanë vizituar 19 vende si vazhdimësi e fushatës së gjerë diplomatike për të lobuar kundër kandidaturës së Kosovës në UNESCO, që filloi më 1 prill. Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s do të mbahet në nëntor, një muaj para i paraprinë takimit Komunitetit Ekzekutiv, i cili do të vendos nëse do ketë ankesa. Serbia vazhdimisht lobon kundër shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …