leoni

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin: Vizita e Vuçiqit në Kosovë dëshmoi se Serbia nuk heq dorë nga ajo

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin: Serbia nuk do të jetë anëtare e NATO-s, e asnjë aleance ushtarake

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, i ka thënë ministrit të mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, se pozicioni parimor i Serbisë është se edhe më tutje do të mbetet ushtarakisht neutrale, ka raportuar mbrëmë Televizioni shtetëror i Serbisë, RTS. Vulin, që gjendet në vizitë dyditëshe në Rusi, ka biseduar me kolegun rus për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe të industrisë ushtarake, në një bazë të armatës afër Moskës. “Derisa Vuçiq të jetë komandant suprem i ushtrisë dhe president i Republikës së Serbisë, e unë ministër i mbrojtjes, Serbia nuk do të jetë anëtare e NATO-s, e asnjë aleance ushtarake, sikur që nuk do të imponojmë sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vulin. Mëtutje ai ka theksuar se aeroplanët luftrakë rusë të tipit, MIG, arrijnë në Serbi sipas planit, deri në fund të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …