Shkrimtari, Kim Mehmeti, vlerëson se partitë maqedonase vazhdojnë të vijnë në pushtet duke manipuluar me ndjenjat etnike të votuesve në Maqedoni. Sipas tij, VMRO-DPMNE-ja vjen në pushte duke marrë kryesisht votën e maqedonasve antishqiptarë, ndërkaq LSDM-ja maqedonase duke u mbështetur mbi votuesit shqiptarë që i besojnë konceptit të saj të rrejshëm ‘qytetarë’ dhe proshqiptarë. Mehmeti vlerëson se për këtë nuk janë fajtore partitë maqedonase por ato shqiptare, të cilat u tregun të paafta për ta mbrojtur shqiptarin nga regjimi, por shumë të suksesshme në mbrojtjen e sunduesve nga shqiptarët e ‘padëgjueshëm’.
