OVL-UÇK e komunave të Pejës, Gjakovës ka reaguar kundër disa deklaratave që janë bërë nga deputetë të Kuvendit të Kosovës. Kjo organizat ka shprehur shqetësimin e saj për disa nga deklaratat që i ka konsideruar si cak të fyerjeve e të akuzuarëve të disa komandatëve për sulme terroriste ndaj institucioneve të rendit demokratik. Fyerja që po bëhet ndaj Luftës Çlirimtare të Kosovës, është e turpshme. Komandantët tonë, për aktivitetin e të cilëve në luftë krenohemi ne, por edhe secili që e ndjen veten shqiptar, nuk duhet të jenë cak i fyerjeve nga askush, e sidomos nga persona të inkriminuar, e të akuzuar për sulm terrorist ndaj institucioneve e rendit demokratik. Ne besojmë se populli do të vetëdijësohet dhe që nuk do të votojë më këto mbetje jugosllave, të cilët kanë marë përsipër rolin e mëhershëm të UNMIK-ut, në demonizimin e UÇK-së dhe Luftës Çlirimtare.
Mobilizimi jugosllav në Kuvend dhe jashtë tij, na përkujton deklaratat e Vuqiqit dhe Daqiqit, të cilët gjatë fushatës zgjedhore, u alarmuan që në krye të institucioneve do të jetë një komandant si Ramush Haradinaj. Ne rikujtojmë, se komandanti Ramush Haradinaj nuk i ka rënë në gjunjë as Jugosllavisë as Rusisë e as aleatëve të tyre, as në luftë e as në paqe. Deshën apo s’deshën leninistët e titistët, historia moderne e kombit shqiptar përfaqësohet me UÇK-në, e familjet Jasharaj e Haradinaj, janë simbole të kësaj lufte. Ne ju bëjmë me dije të gjithëve, se në rast rreziku, do të jemi prapë ne Veteranët e UÇK-së dhe do të jenë prapë ata komandantët që po fyhen në Kuvend, që do i dalin zot këtij vendi; e klika e kamarierëve, përkthyesve e komesarëve, do të struken në vrimën më të afërt që do e gjejnë, ashtu siç vepruan gjatë Luftës Çlirimtare.
Koha e lavdisë ka përfunduar. Ata që pretendojnë që janë përfaqësues të popullit, duhet të kryejnë punët e tyre, që Kosova t’i ketë institucionet, e me histori do të merren historianët dhe ne që e shkruam historinë me gjakun e pushkët tona.