Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj një deklarimeve të zyrtarëve politikë serbë, për ndryshim të kufijve në raport me Kosovën. Hoxhaj ka thënë se një ide e tillë është e rrezikshme dhe e papranueshme. “Kosova është një demokraci multietnike e njohur ndërkombëtarisht me kufijtë e vetë. Deklaratat e përtërira të Serbisë për ndryshim të kufijve janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.