leoni

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu: Gjuhë e urrejtjes, as mllefi i ambicieve të sëmura politike nuk mund ta dëmtojnë UÇK-në

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve të Vetëvendosjes! lidhur me komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo ka  shkruar se populli i Kosovës nuk e toleron ofendimin e luftës çlirimtare, nga ata që nuk e dinë as rrugët nga shkohet në Prekaz, Gllogjan, Koshare, Malishevë, Pashtrik, Izbicë, Mejë. Asnjë gjuhë e urrejtjes, dhe as mllefi i ambicieve të sëmura politike nuk mund ta dëmtojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Toka e këtij vendi, malet dhe zemrat e njerëzve e ndjejnë më së miri lavdinë dhe heroizmin e secilit ushtar të UÇK-së. Ne jemi krenar me luftën që kemi bërë për ti dal zot vendit dhe për ta larguar Serbinë nga Kosova, duke marrë edhe përkrahjen e miqve ndërkombëtarë për luftën tonë të drejtë. Nëse dikujt i është prishur rehatia nga lufta e jonë, i kërkojmë falje. Por ky popull dhe historia e tij nuk e durojnë kurrë përbuzjen dhe fyerjen e vlerës kryesore të saj, UÇK-në. Turp për ata që shkelin mbi këtë lavdi për heroizma të rremë dhe ambicie të sëmura politike.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …