Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani, ka reaguar pas deklaratave të deputetëve të Vetëvendosje!-s Frashër Krasniqi e Dardan Molliqaj të cilët fyen komandantët e UCK-së. Hasani i ka quajtur ata ‘pishpirikë’ dhe ka thënë se janë të vegjël për të folur për komandantët e luftës çlirimtare. Janë ngrehur pishpirikat e Vetëvendosje!-s sot edhe po e shajnë luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ku ishit ju kur këta komandantë që sot i shani, luftonin për lirinë e Kosovës. Ku ishit ju kur këta komandantë punonin për ndërtimin e institucioneve dhe shtetit të cilin sot ju e përbuzni. Kur këta luftonin dhe pas luftës ndërtonin rrugët, autostradat, shkollat e aeroportin, ju ishin duke ia vënë zjarrin institucioneve të këtij vendi për çka keni edhe aktakuza”, ka shkruar Hasani në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …