Një veprim i Kadri Veselit, do të jetë determinues për të ardhmen politike të Bekim Jasharit, djalit të heroit të kombit, Hamëz Jasharit. Nëse kryetari i PDK-së, nuk e mban fjalën për ta kandiduar Nuredin Lushtakun, për kryetar të Skënderajt, ashtu sic ka qenë marrëveshja paraprake, atëherë Jashari sic ka konfirmuar për Magazina.al se do t’i futet gares për kryetar të këtij qyteti. Magazina.al ka biseduar me Bekim Jasharin për ta scaruar pozicionin e tij karshi zhvillimeve politike që mund të ndodhin në bastionin e PDK-së; Skënderaj. “Ka kërkesa të shumta që të kandidoj si i pavarur”, ka thënë Jashari duke sqaruar se kandidatura e tij, do të vjen vetëm atëherë nëse Nuredin Lushtaku nuk kandidohet nga PDK-ja dhe në vend të tij rikandidohet Sami Lushtaku. Në këtë rast në lojë futet Jashari, si kundërkandidat Sami Lushtakut. “Jo unë nuk do jem kandidat i ndonjë partie. Unë do kandidoj si i pavarur”, ka thënë ai. Jashari thotë se me dëshirë nuk do t’i futej politikes, por duke e parë nevojën për ndryshime në Skënderaj ai ka menduar që të hyjë kësaj gare. Një ditë më herët është raportuar se Bekim Jashari do ta mbështes Nuredin Lushtakun për kryetar të Skënderajt. Kurse Nuredin Lushtaku ka thënë se nëse ai nuk do jetë kandidat do ta mbështes secilin kandidat të pavarur që futet në garë për Skënderajn, por jo atë që propozon PDK-ja. Zyrtarisht ende nuk dihet nëse Sami Lushtaku do t’i futet gares edhe pse ky i fundit ka rishfaq ambicjet edhe për një mandat ndonëse pas lirimit nga burgu kishte thënë se më nuk do të jetë kandidat për kryetar të Skënderajt.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …