Ministria e Drejtësisë ka sqaruar arsyet e suspendimit të Avokatit të Shtetit. Në njoftimin për media thuhet se avokati, Shefqet Hasimi u suspendua dhe ka filluar procedura disiplinore kundër tij sepse në komunikim zyrtar ka bërë deklarata të pavërteta në raport me Agjencinë Kosovare të Privatizimit duke e akuzuar atë se ka bërë privatizimin e kundërligjshëm të Hotelit Grand. “Në disa portale dje, më 14.8.2017, u raportua se Ministrja Dhurata Hoxha, ka suspenduar avokatin shtetëror Shefqet Hasimi, vetëm pse “foli kundër korrupsionit”. Kjo deklaratë është plotësisht tendencioze dhe ka për qëllim manipulimin e opinionit publik për të krijuar një imazh negativ të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Ministres Hoxha. Avokati shtetëror Shefqet Hasimi u suspendua dhe ka filluar procedura disiplinore kundër tij sepse në komunikim zyrtar ka bërë deklarata të pavërteta në raport me Agjencinë Kosovare të Privatizimit duke e akuzuar atë se ka bërë privatizimin e kundërligjshëm të Hotelit Grand.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …