Kryetari i Klinës, Sokol Bashota, do të jetë kandidat edhe për një mandat tjetër për kryetar të kësaj komune

PDK-ja ka bërë të ditur se kryetari aktual i Klinës, Sokol Bashota, do të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Kryetari i degës së PDK-së, Sokol Bashota, mbështetjen e kishte marrë unanimisht nga Këshilli Drejtues i Partisë si organ vendimmarrës. Para më shumë se 300 aktivistëve të PDK-së ku të pranishëm ishin edhe nënkryetari, Rexhep Hoti, kryetarja e Gruas Demokratike të Kosovës, Justina Pula-Shiroka dhe deputetja, Ganimete Musliu, Bashota ka falënderuar strukturat e PDK-së për besimin e dhënë dhe është shprehur i bindur në fitoren e radhës së PDK-së në ketë komunë. Ai  ka fituar besimin e qytetarëve për të udhëhequr Klinën që nga viti 2007 për tre mandate rresht dhe tash ka marrë mbështetjen edhe për mandatin e katërt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …