Drejtuesja e ONM-së, Gjenoveva Ruiz-Calavera, ka deklaruar se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk asnjë dyshim se Vetting-u, do të pastrojë sistemin e drejtësisë shqiptare nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. “Ne besojmë se puna në kuadër të procesit të Veting-ut do të jetë tërësore dhe më në fund do të mundësojë pastrimin e sistemit të drejtësisë, nga ata të cilët nuk do të shërbejnë në interes të qytetarëve shqiptarë, por që kanë ndjekur praktika korruptive dhe, ose kanë pasur lidhje me rrjetet e krimit të organizuar. Përtej punës së Vetting-ut, zbatimi i reformës gjithëpërfshirëse të drejtësisë, ka vendosur themelet për të konsoliduar një sistem gjyqësor më efikas. Prandaj është në detyrë të organeve përkatëse të sigurojnë, sa herë që është e nevojshme, që hetimet efektive kundër krimit dhe lufta kundër korrupsionit, të kryhet në të gjitha nivelet.” Ligji i Vetting-ut, ka hasur sipas faktorëve ndërkombëtarë të përfshirë në procesin e hartimit të tij, me oponencë të segmenteve të ndryshëm, me qëllim për ta penguar atë. Këtë alarm e ka dhënë edhe vetë drejtuesja e ONM-së Gjenoveva Ruiz-Calavera.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …