Çitaku

Çitaku-Daçiqit: Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është terroriste, por është ushtria më e suksesshme në histori

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka kërkuar përmbylljen e UNMIK-ut në Kosovë, duke thënë se paratë se shpenzuara nga ky mision mund të shpenzohen më mirë dhe se në vend të zvogëlimit, po shihet se buxheti i UNMIK-ut është duke u rritur. Në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku është prezantuar i rregullt tremujor për Kosovën, Çitaku i është kundërpërgjigjur shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është terroriste, por është ushtria më e suksesshme në histori. Ambasadorja Çitaku ka akuzuar Beogradin për obstruksion ndaj marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut në Bruksel dhe ka përkujtuar se ish-presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga nuk i është lejuar në Beograd që të mbajë një fjalim për viktimat e dhunës në Kosovë. Ajo ka thënë se Kosova është krenare me historinë e liderëve të saj, për dallim nga Serbia e cila në historinë e saj do të mbahet mend me Sllobodan Millosheviqin dhe Vojislav Sheshelin si kriminelët më të këqij në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. “Jemi shumë krenarë që në politikën tonë kemi njerëz që kanë luftuar kundër Millosheviqit dhe Sheshelit, të cilët ishin kriminelët më të këqij në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Jemi krenarë për historinë e liderëve tanë. Ky nuk është vendi për të diskutuar se kush ka qenë i pari në Ballkan dhe kush ka ardhur në Ballkan, dhe se për gjëra të tilla historianët mund të pajtohen ose jo”, është shprehur Çitaku

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …