Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është lëvizja më e suksesshme çlirimtare në historinë tonë më të re. Çitaku i është kundërpërgjigjur akuzave të shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, duke thënë se Kosova është krenare me historinë e liderëve të saj. “Jemi shumë krenarë që në politikën tonë kemi njerëz që kanë luftuar kundër Millosheviqit dhe Sheshelit, të cilët ishin kriminelët më të këqij në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Jemi krenarë për historinë e liderëve tanë. Sami Lushtaku dhe Ramush Haradinaj nuk kanë shkuar në Beograd për të luftuar, kanë luftuar me qëllim që të mbrojnë civilët dhe për ta çliruar Kosovën. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e vet, jo vetëm për Kosovë. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e vet për shkak të pasardhësve të saj ka thënë mes tjerash zonja Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …