Akademiku, Rexhep Qosja ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes e akademikut, Ylli Popa i cili ndërroi jetë para dy ditë në moshën 87 vjeçare. Popa, për një periudhë 10 vjeçare drejtoi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Qosja është shprehur i pikëlluar për këtë humbje të madhe e cila ka lënë zbrazëti në jetën mendore, shkencore, arsimore e kulturore shqiptare. Në letrën e tij, ai ka shkruar”: Me pikëllim të madh e mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Ylli Popës. Me ndarjen e tij nga jeta mbetet zbrazëti e madhe në jetën mendore, shkencore, arsimore e kulturore shqiptare. Dhe si të mos mbesë zbrazëti ashtu e madhe? Ylli Popa ishte i madh në shumë pikëpamje. Ndihem i mburrur që e njoha, i mburrur që gëzova kujdesin e tij si mjek i madh, i mburrur që mësova prej mendjetores së tij jashtëzakonisht të pasur, kurrë të shtershme, familjes së tij dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u shpreh ngushëllimet e mia më të thella, thuhet mes tjerash në letrën e akademikut Rexhep Qosja me rastin e vdekjes së Ylli Popës.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …