Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, dhe njëherit njëri ndër kundërshtarët më të fuqishëm, të demarkimit mes Kosovës dhe Malit të Zi, sipas Komisionit Shtetëror, ka deklaruar se do të bashkëpunon me të gjithë ata, të cilët punojnë për të mirën e qytetarëve dhe të vendit, duke e dhënë në dispozicion profesionalizmin dhe punën e tij. Në një intervistë për kosova.info, ai ka veçuar se PAN i ka fituar zgjedhjet nacionale, dhe z. Haradinaj është i nominuari i tyre për Kryeministër të vendit. “Të tjerët gjithmonë janë thirrur në respektim të institucioneve, dhe besoj që këtë do ta bëjnë dhe do krijohet mundësia, që në mënyrë demokratike, të zgjidhen institucionet e vendit, sepse vendi ka nevojë që sa më shpejtë të ndodhë kjo punë”, ka deklaruar Bulliqi. Kurse, sa i përket një oferte të përmendur ditëve të fundit nga Lëvizja Vetëvendosje, për mundësinë e kandidimit të tij, për kryetar të komunës së Podujevës, Bulliqi ka hedhur poshtë çdo bashkëpunim me këtë subjekt politik, duke thënë se “unë nuk kam pasur ndonjë ide të tillë, edhe pse ndoshta disa nga subjektet politike edhe kanë shprehë një interesim të tillë”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …