Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie ka porositur deputetët të mos harrojnë se janë zgjedhur nga populli për të punuar për popullin. Ai ka shtuar më tutje se deputetët tani duhet që gjithë fuqitë e tyre t’i përqendrojnë në gjetjen e rrugëdaljes dhe zhbllokimit të situatës e jo në fjalosjet mes vete. Vonesa i kushton Kosovës politikisht, ekonomikisht dhe në aspektin ndërkombëtar. Deputetët nuk janë zgjedhur që të rrinë në Prishtinë dhe të fjalosen kot, apo të mos dalin fare në punë. Është thelbësore që Kuvendi të formohet, që Qeveria të formohet, dhe këta zyrtarë të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet Kosova, ka deklaruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …