Pas kandidimit për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka thënë se menjëherë do të nisin punën në përpilimin e ofertës së tyre qeverisëse. Ai ka shtuar më tutje se programi do të jetë konkret dhe i matshëm, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të vlerësojnë punën e tyre. Kandidatura nga radhët e Lëvizjes më bën nder dhe krenar, po një ashtu është obligim dhe përgjegjësi e madhe. Ne qeverisjen nuk e shohim si privilegj por si shërbim ndaj qytetarëve. Për ne qeverisja nuk është qëllim në vete, por mjet për të përmirësuar jetën e qytetarit të thjeshtë. Për ne qeverisja nuk është pushtet, por obligim dhe llogaridhënie, ka shkruar në adresën e tij elektronike, kandidati Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mutaher Haskuka.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …