Komuna e Kaçanikut dhe OSBE diskutojnë buxhetimin e përgjegjshëm gjinor me grupet formale dhe jo formale të grave

Në vazhdën e diskutimeve publike të organizuar me qytetarë dhe grupe të ndryshme të interesit, OSBE-ja në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut, ka organizuar diskutim publik, me temën buxheti komunal si dhe buxhetimi i përgjegjshëm gjinor. Takimin e hapi Faruk Dërmaku- zyrtarë i programit pranë OSBE-së, i cili falënderoi përfaqësueset e grupeve të ndryshme të grave për kontributin tyre në çështjen e barazisë gjinore. Nga ana tjetër drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Bahri Selimi, fillimisht falënderoi OSBE-në për organizimin e këtij takimi që sipas tij ishte një mundësi e mirë për diskutimin e buxhetit me grupe të caktuara të interesit. Drejtori Selimi njoftoi se buxheti komunal për vitin 2018 do të jetë në vlerë prej 7 milion e 563 mijë euro, krahasuar me vitin paraprak do të ketë gjysmë milioni rritje. Drejtori tha se gjatë periudhës së përcaktimit të buxhetit kemi parasysh edhe buxhetimin gjinor, përkatësisht që brenda buxhetit të ketë përfshirje të drejtë të ndarjes së buxhetit mes burrave dhe grave. Lidhur me buxhetin komunal prezantoi edhe zyrtari i lartë financiar Ibrahim Gjini, i cili prezantoi pjesë nga buxhetimi i përgjegjshëm gjinor brenda Komunës së Kaçanikut, ndërsa në emër të zyrës për barazi gjinore foli Vedat Dema- zyrtar për barazi gjinore në Kaçanik. Në takim ishte e pranishme edhe Sadete Ternava Osmani- zyrtare e OSBE-së e cila kërkoi më shumë angazhim si nga burrat ashtu edhe nga gratë që të ketë ndarje sa më proporcionale të buxhetit në kuadër të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor. Nga ana tjetër zyrtarja financiare nga Komuna e Ferizajt Vjosa Shabani ndau përvojën e saj me Komunën e Kaçanikut sa i përket buxhetimit gjinor. Në kuadër të forumeve të grave foli Lirije Qeli Luta Kryesuese e grupit të grave delegate të Kuvendit Komunal, e cila kërkoi zbatim më të madh të ligjit për barazi gjinore. Në takim u tha që qëllimi kryesor i buxhetimit të përgjegjshëm gjinor është që vendi të implementoj buxhete dhe programe që marrin në konsideratë kërkesat dhe nevojat e femrave dhe meshkujve në mënyrë të barabartë, ndërsa u kërkua nga gratë që të jenë sa më aktive në përpilimin e kërkesave dhe projekteve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …