Ramë Buja ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës. Duke mos dashur që t’i përmend arsyet, ai në letrën e dorëheqjes ka thënë se nuk i ka mbetur vend e hapësirë në këtë parti. “Degradimi që po ndodh do ta trazojë e çorientojë akoma më shumë këtë subjekt politik, nëse nuk i vihet digë penguese të keqes dhe degjenerimit politik në vazhdim, gjë në të cilën në kam humbur besimin përfundimisht”, ka sqaruar në dorëheqjen e tij, Ramë Buja. Ai ka konfirmuar për mediet se dorëheqja e tij ishte menduar që moti për shkak të pakënaqësive të shumta që sipas tij janë akumuluar me vite dhe për faktin që brenda kryesisë së PDK-së ka njerëz “matrapazë”. Po ashtu ai ka thënë se kjo dorëheqje lidhet edhe me aktakuzën që ishte ngritur ndaj tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në kohën kur ishte ministër i Arsimit, por edhe me largimin e vëllait të tij, Shukri Buja nga kjo parti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …