Lladrovci reagon ndaj vendimit të Gjykatës Supremes: Dje çlirimtarët e Drenasit morën një lajm që na preku

Lladrovci reagon ndaj vendimit të Gjykatës Supreme: Dje çlirimtarët e Drenasit morën një lajm që na preku

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Supreme lidhur më rastin “Drenica 2”, e cila gjykatë refuzoi uljen e dënimeve për ish-kryetarin e Drenasit, Nexhat Demaku dhe ish-deputetin, Fadil Demaku, të cilët janë të dënuar për krime lufte. Lladrovci me anë të një reagimi në profilin e vet në rrjetin, ka thënë se institucionet e drejtësisë janë të pavarura, por që vendimi i djeshëm nuk na lë të paanshëm. “Drenica, për më shumë se një shekull ishte burim lirie, duke u bërë ballë me dinjitet sfidave, furtunave dhe sprovave të lirisë. Drenica përcolli për më shumë se një shekull mesazhin e sakrificës. Edhe sot, bijtë e Drenicës, janë duke u dhënë këtë mesazh. Institucionet e drejtësisë janë të pavarura në vendimet e veta. Vendimi i djeshëm nuk na lë të paanshëm. Dje çlirimtarët e Drenasit morën një lajm që na preku. Për shumë arsye kemi pritë lirimin nga çdo akuzë.Drenica, Drenasi, përjetë krenar me çlirimtarët”m ka shkruar Lladrofci.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …