Rinia Demokratike e Prishtinës, përmes një aksioni simbolik te platoja e shkatërruar afër Komunës së Prishtinës, ia ka radhitur kryetarit Shpend Ahmeti minimum 47 projekte që do të mund t’i realizonin me mbi 100 milionë euro të humbura për shkak të paaftësisë së tyre në këto 4 vjet. “Jemi mbledhur sot këtu afër Komunës së Prishtinës, e cila nën qeverisjen e Shpend Ahmetit, gjatë tërë këtyre vjetëve, më shumë i ka shërbyer partisë Vetëvendosje se qytetarëve të Prishtinës, për të protestuar për keqmenaxhimin e taksave tona si qytetarë. Ashtu siç kemi dëshmuar javën e kaluar, Komuna e Prishtinës, për shkak të paaftësisë së Shpend Ahmetit për të cilin krejt e dinë që është dembel, ka bërë që qyteti jonë të mbetet pa më shumë se 100 milionë euro investime”, ka thënë Donika Mustafa nga Rinia Demokratike. Mustafa ka thënë se kur kryetari i Prishtinës dështon t’i realizojë mbi 100 milionë euro investime që vetë i ka planifikuar, atëherë nuk ka si të quhet ndryshe përveçse kryetar dështak dhe mashtrues, i cili di vetëm të aktrojë dhe jo të punojë.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …