Kryeministrja e Serbisë, Anra Brnabiq e ka konsideruar si vendim të rëndëishëm nisjen e një dialogu të brendshëm në shtetin serb, në lidhje me çështjen e Kosovës. Ajo ka thënë se dialogu vetëm ka nisur, duke e vlerësuar si të guximshëm hapin e kryetarit serb, Aleskandar Vuçiq. “Unë mendoj se dialogu vetëm sa ka filluar, edhe pse ka shumë njerëz që thonë se nuk duan të marrin pjesë. Mendoj se rëndësi ka qëndrimi në përgjethsi pro dialogut. Qëndrimi i kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq kohëve të fundit ka qenë për nisjen e nj dialogu të brendshëm në Serbi, ku do të diskutohet çështja e Kosovës. Ky propozim ka pasur përkrahje te zyrtarët qeveritarë serbë, të cilët kanë thënë se kjo do t’i hapte rrugën zgjidhjes së problemeve me Kosovën. Por, Vuçiq vazhdimisht ka insistuar se ftesa për dialog të brendshëm, nuk do të thotë njohje për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …