Partia Demokratike e Kosovës është në fazën finale të përcaktimit të kandidatëve të saj për kryetarë komunash. Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci ka thënë për “lajmi.net” se nesër ose pasnesër do të përfundojnë me përcaktimin e kandidatëve me të cilët kjo parti do të garojë në zgjedhjet lokale. “Jemi në fazën më të ngjeshur dhe përfundimtare të përcaktimeve finale. Nesër ose pasnesër përfundojmë”, ka deklaruar Stavileci. Zgjedhjet lokale për kryetarë komunash dhe për asamblistë komunalë do të mbahen më 22 tetor, ndërsa fushata elektorale do të zgjasë një muaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …