Rakiq: Ne i marrim të gjitha vendimet në konsultime me Beogradin, sepse ne i përfaqësojmë ata

Rakiq: Ne i marrim të gjitha vendimet në konsultime me Beogradin, sepse ne i përfaqësojmë ata

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se partia e tij të gjitha vendimet i merr në konsultime me Beogradin. Sipas tij edhe listat dhe kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme lokale do të bëhen në konsultime dhe pajtim me politikat e qeverisë serbe.“Ne i marrim të gjitha vendimet në konsultime me Beogradin dhe me njerëzit tanë, sepse janë ata që ne i përfaqësojmë, problemet e të cilëve duhet t’i zgjidhim”,  ka thënë Rakiq, shkruan “Vecernje Novosti”. Rakiq pritet të garoj sërish për kryetar të Mitrovicës veriore ku me gjasë do të ketë konkurrencë nga Oliver Ivanoviq. Lista Serbe në Graçanicë pritet të garojë me Srdjan Popoviq, kurse në Shtërpcë për kryetar komune do ta kandidojë Bratislav Nikoliqin. Ndërsa për kandidatët e saj në qytetet tjera me shumicë serbe në Kosovë ende nuk dihet.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …