Slobodan Vujiçiq: Serbia gjatë dialogut të brendshëm të gjejë formulën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Slobodan Vujiçiq: Serbia gjatë dialogut të brendshëm të gjejë formulën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Kryetari i Shoqatës së malazezëve nga Kosova, Slobodan Vujiçiq, ka thënë se malazezët nga Kosova besojnë se Serbia gjatë dialogut të brendshëm do të gjejë formulën, me të cilën përmes ndërmjetësimit të bashkësisë ndërkombëtare do të vijë deri te normalizimi afatgjatë i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Me këtë sipas tij, do të mbyllej konflikti i ngrirë dhe do të fillojë me zgjidhjen e çështjeve jetësore si zhvillimi ekonomik, integrimi evropian dhe modernizimi i të dyja shteteve. “Nëse Serbia do të ketë sukses që të dalë mbi mitet e saja, do të përjetojë ekspansion ekonomik dhe për një kohë të shkurtër do të bëhej fuqia më e madhe ekonomike në Ballkan dhe njëra ndër më të zhvilluarat në Evropë”, thekson Vujiçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …