Këshilli i Drejtorëve, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të së Hënës, ku janë diskutuar një varg çështjesh, që kanë të bëjnë me angazhimet e përditshme të drejtorive komunale, gjatë javës së kaluar dhe për detyrat e javës në vazhdim.
Drejtorët e drejtorive, kanë shpalosur raportet javore, për punët e kryera dhe punët në vazhdim që do të bëhen. Këtu do të veçohet Drejtoria e Urbanizmit, Drejtori, Ahmet Morina i cili raportoi për infrastrukturën rrugore, kanalizime dhe infrastrukturën shkollore e cila është në përfundim e sipër në fshatin Lladrovc, (asfaltimi i rrugëve)dhe në Bubavec, Astrazub (Infrastrukturë shkollore), si projekte të reja, e ku ka nevojë po kryhen edhe renovime në objektet shkollor.
,,Që fillimi i procesit mësimor t’i gjejë sa më të përgatitur nga ana tekniko-sanitare dhe të jetë një vit i mbarë e i sukseseve në fushën e mësimdhënies dhe mësimnxënies, pothuajse janë bërë të gjitha parapërgatitjet për vitin shkollor 2017/2018” theksoi Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim Avdi Morina.