PDK-ja

PDK-ja ka përfunduar listën e emrave për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 22 tetorit

Partia Demokratike e Kosovës ka përfunduar listën e emrave për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Gazeta “Epoka e re” ka arritur të sigurojë emrat e propozuar për kryetarë komunash nga kjo parti për zgjedhjet lokale. Këta emra tashme janë duke u diskutuar brenda Kryesisë së PDK-së dhe nesër e (martë) do të bëhen publik.

Emrat e propozuar nga Degët e PDK-së nëpër komuna:

Prishtinë – Memli Krasniqi

Prizren – Shaqir Totaj

Ferizaj – Agim Aliu

Klinë – Sokol Bashota

Rahovec – Idriz Vehapi

Gjakovë – Artan Nimani

Gjilan – Zenun Pajaziti

Pejë – Sebahate Shala

Mitrovicë – Avni Kastrati

Drenas – Ramiz Lladrovci

Dragash – Shaban Shabani

Shtime – Naim Ismajli

Lipjan – Selvije Halimi

Kaçanik – Besim Ilazi

Podujevë – Hajredin Hyseni

Burim – Shasivar Haxhija

Ndërsa për kandidatin për Skenderaj ende nuk është vendosur nëse do të jetë Sami Lushtaku apo Nuredin Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …