Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti: Kontributi i Bajram Rexhepit për Kosovën e sotme do të mbetet i pashlyeshëm

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti: Kontributi i Bajram Rexhepit për Kosovën e sotme do të mbetet i pashlyeshëm

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Rexhepi për vdekjen e ish-kryeministrit të parë të Kosovës. Ai ka thënë se kontributi dhe puna e Bajram Rexhepit për Kosovën do të mbetet e pashlyeshme. “Miku im, Bajram Rexhepi, kryeministri i parë i Kosovës, sa ndërruar jetë duke lënë këtë botë, familjen, Kosovën dhe miqtë e tij kaq herët, kaq shpejt. Do t’i kujtoj virtytet e tija me mall, ndërsa kontributi i tij për Kosovën e sotme do të mbetet i pashlyeshëm. Bashkëndjej me familjen Rexhepi dhe ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta”, ka shkruar Ahmeti në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …