David McAllister, njeriu që ndërmjetësoi fundin e krizës politike parazgjedhore në Shqipëri, tani e kthen vëmendjen te një tjetër ngërç, edhe më i vështirë për t’u zgjidhur: mosmarrëveshjet mes Kosovës e Serbisë. Në intervistën e dhënë “Deutsche Welle”-s, eurodeputeti gjerman kujton kushtet që duhet të plotësojë Beogradi në procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe çështja e Kosovës mbetet kriter kyç. McAllister ka qenë që prej vitit 2014 raportues i Parlamentit Europian për negociatat e vazhdueshme mbi integrimin e Serbisë. Ai kujton rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, që do të thotë vazhdimi i dialogut mes të dy palëve. “Për fat të keq, aktualisht nuk ka përparim në dialog për shkak të situatës së paqartë politike në Prishtinë. Dialogu, siç formulohet nga BE-ja, do të thotë që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, të munden të vazhdojnë rrugën europiane, pa bllokimin nga njëri ose tjetri në këtë proces”, tha David McAllister, raportues i PE-së për Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …