Bekim Jashari tash edhe zyrtarisht është kandidat për kryetar të komunës së Skenderajt. Ai ka folur për herë të parë publikisht për kandidaturën e tij për të cilën ka thënë se është njëri ndër vendimet më të vështira për të dhe familjen e tij që nga paslufta dhe deri më sot. Ai u është drejtuar gjithë kombit shqiptar e veçanërisht qytetareve të Skenderajt duke zotuar së do të jetë në shërbim të tyre. Gjithashtu ai e ka përshëndetur vendimin e PDK-së për mos t’i venë kundër kandidat në këtë komunë.
“Të dashur vëllezër e motra, të dashur qytetarë te Skenderajt, dhe po ashtu vëllezër e motra shqiptar kudo qe jeni, këto ditë qe lamë pas kanë qenë ditët me të vështira për mua dhe familjen time, ndoshta që nga pas lufta e deri më sot, por duke i parë zhvillimet e ditëve që lamë pas, e posaçërisht kërkesën e qytetarëve qe unë të dalë për të parin e komunës tonë, mora guximin dhe vendosa që të dalë si kandidatë i pavarur për kryetar të qytetit tonë. Ky vendim nuk ka qenë fare i lehtë, përkundrazi ka qenë një nga vendimet me të vështira deri me sot. Prandaj unë kërkoj nga të gjithë ju qytetarë të Skenderajt dhe i gjithë kombi ynë shqiptar kudo që ata janë sot të me kuptojnë drejt për vendimin e marrë. Unë do mundohem të jem po ai Bekimi qe ju e njiheni si djali i Hamëz Jasharit dhe anëtar i familjes Jashari, Të dashur qytetarë te Skenderajt pa dashur të hyjë me thellë se si do te përfundojnë zgjedhjet e 22 tetorit, Unë prapë do jem siç kamë qenë ne shërbim të vendit tim. Dhe krejt ne fund me lejoni qe ta përshëndes vendimin e Partisë Demokratike për mos vënien e kandidatit për kryetar në komunën tonë”, ka shkruar Bekim Jashari në një postim të tij.