Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj ka deklaruar se Kosova në fund të dialogut me Beogradin duhet të bëhet anëtare e OKB-së. Ai në një intervistë për gazetën vjeneze “Der Standard” ka thënë se Kosova nuk duhet më të bisedojë për cështje teknike, veç se dialogu me mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së të shkojë në fazën finale ku Kosova do të fitojë vendin e saj në OKB, si dhe pranimin të Kosovës nga ana e Serbisë. Sipas tij ekzistojnë shtete në botë që nuk e pranojnë njëra tjetrën port ë paktën nuk e bllokojnë anëtarësimin në OKB. Sipas tij derisa Serbia nuk e njeh Kosovën shtet nuk mund të ketë proces të pajtimit në mes dy popujve.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …