leoni

Haradinaj: Kufiri është në Çakorr dhe në Kullë, nuk do t’i humbin kohë vendit me këtë temë

Haradinaj: Është koha që partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të reflektojnë dhe t’i pranojnë rregullat e lojës

Ramush Haradinaj ka thënë se opinioni publik duhet ta mirëkuptojë koalicionin PAN pasi që vonesat për krijimin e institucioneve kanë të bëjnë me përpjekjen e këtij koalicionit për të gjetur formulën e një ‘qeverie stabile’. Ai thotë se partitë politike dhe liderët e tyre duhet të reflektojnë dhe t’i pranojnë rregullat e lojës si dhe thotë se vendi nuk mund të mbahet peng i inateve dhe kalkulimeve.

“E para zgjedhjet e kanë prodhu rezultatin që e dini të gjithë. E dyta jemi përballë një kornize ligjore që nuk po krijon lehtësira. E treta nuk jemi aspak të interesuar që ta bëjmë një qeveri sa për ta bërë. Vonesat kanë të bëjnë me gjetjen e një formule për institucione stabile qeverisëse dhe prandaj opinioni publik duhet të na mirëkuptojë. Është koha që partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të reflektojnë dhe t’i pranojnë rregullat e lojës që na i ka percaktu kushtetuta dhe gjykata kushtetuese dhe ta zhbllokojmë vendin. Ky vend nuk mund të jetë peng i inateve dhe kalkulimeve”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …