Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut përmes një komunikate për media u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të zhbllokojnë situatën e krijuar për krijimin e institucioneve të vendit, në të kundërtën propozon mbajtje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Duke përkujtuar se raporti i forcave parlamentare është baras 60 me 60 dhe kur asnjëra palë nuk e ka shumicën parlamentare, Këshilli konstaton se është krijuar ngërç politik, ndërkohë që sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese e vitit 2014, në mënyrë eksplicite thuhet se koalicioni parazgjedhor fitues apo subjekti fitues e ka të drejtën e vetme të propozojë kryetarin e Kuvendit. Këçshilli po ashtu thekson se mospjesëmarrja në seancat konstituive janë të papranueshme, pasi që ato e dëmtojnë rëndë interesin e qytetarëve, andaj u bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive më 24 gusht, në mënyrë që të përmbushin detyrimin kushtetues.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …