Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, përmes një konference për media ka adresuar padrejtësitë që u bëhen ndërtuesve në Prishtinë me qasje selektive dhe përzgjedhjen korruptive në dhënien e lejeve ndërtimore. Komuna e Prishtinës, sipas PDK-së, gjatë gjithë këtyre vjetëve ka bërë politikë dhe biznes me leje ndërtimore. Sekretari i PDK-së së Prishtinës, Bujar Cakolli, ka thënë se kanë dyshime të bazuara, që shumicën e pazareve me leje ndërtimi, qeverisja e Vetëvendosjes i bënë përmes disa kompanive projektuese të afërta me krerët e Komunës së Prishtinës, të cilat ua menaxhojnë pazaret sipas metodologjisë “ua bëjnë projektet ndërtuesve, ua sigurojnë lejet e ndërtimit atyre dhe u marrin banesa, lokale apo shpërblime të tjera si kompensim për këta tjerët që u qëndrojnë pas dhe që ua lejojnë ndërtimet”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …