Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që deri në fund të këtij muaji të përfundojë procesin e certifikimit të subjekteve politike. Të gjitha kandidaturat do të shqyrtohen nëse janë në përputhje me ligjet në fuqi, thotë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Në rast të refuzimit, subjekti politik mund të paraqesë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Të gjitha kandidaturat e dorëzuara nga subjektet politike në KQZ për zgjedhjet komunale të 22 tetorit do të shqyrtohen nëse janë në përputhje me ligjin. Certifikimi i listave pritet të përfundojë në fund të këtij muaji, ka thënë, Valmir Elezi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …