I emëruari i koalicionit: PDK-AAK-Nisma për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se punët në formimin e institucioneve po përballen me disa vështirësi. Pas përfundimit të seancës, në të cilën koalicioni PAN nuk e paraqiti të nominuarin për kryeparlamentar, meqë ka vetëm 60 vota, Haradinaj ka shprehur besim se së shpejti do të vijmë me rezultatet e pritura, duke u bazuar edhe në premtimet që ka dhënë para Kuvendit, Enver Hoxhaj.
