Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e huaja, deklaroi se nuk ka më vend për burokratë në shërbimin e jashtëm. Ai ka thënë se nuk na duhen njerëz që nuk i kuptojnë proceset politike dhe interesat shtetërore.
“Nuk ka vend për diplomatë që nuk kanë kulturën që të artikulohen në gjuhën amtare, lëre më pas në një gjuhë të huaj. Nuk duhen individë që nuk janë në gjendje t’i kuptojnë rrjedhat politike dhe t’i përkthejnë sipas interesave tona. Është bërë goxha pastrim këto 4 vite nga gjithfarëlloj parazitësh të katapultuar në përfaqësitë tona për arsye nga më të ndryshmet, përveç arsyes për t’i shërbyer vendit. Por, ende kemi diplomatë delenxhinj”, ka theksuar Rama.