Prokuroria e Shtetit u ka kërkuar organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, listat e veteranëve për t’i verifikuar pas ankesave të shumta për rritjen e numrit të tyre. Por, sipas drejtuesve të OVLUÇK-së, ata nuk posedojnë asnjë listë të veteranëve. Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka konfirmuar se kjo kërkesë ka të bëjë me hetimin që ka filluar Prokuroria për t’i vërtetuar pohimet për rritjen e numrit të veteranëve. “Këtu kanë ardhur dy inspektorë për krime të rënda ekonomike të cilët kanë kërkuar prej organizatës së veteranëve listat, por ne i kemi kthyer me shkrim që organizata e veteranëve nuk posedon lista të veteranëve. Ata kanë filluar me hetime. Në bazë të fjalëve kanë hasur në parregullsi diku-diku, neve nuk ka tregojnë emrat dhe vendin, por kanë filluar, kanë filluar që pesë ditë”, ka thënë Gucati gjatë një konference për medie, në cilën udhëheqja e OVLUÇK-së ka prezantuar punën që ka bërë që nga 10 shkurti.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …