Deputeti nga radhët e Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partnerët e saj nuk kanë arsye të mos e votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit. Ai në emisionin Infobox të RTV Dukagjinit ka folur për situatën e krijuar pas dështimit të vazhdimit të gjashtë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku në rend të ditës ishte zgjedhja e kryetarit. Sherifi ka thënë se para seancës së sotme është ditur se nuk janë votat e mjaftueshme për të votuar kryetarin e Kuvendit, por pasi që seanca ishte thirrur më herët nuk ishte korrekte që PAN të mos shkojë për të marrë pjesë.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …