Sot në Durrës, kryeministri i Shqipërisë. Edi Rama do të mbajë një takim joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, me temë, thellimin e integrimit rajonal dhe me fokus në ekonomi dhe tregti. Në takim merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Në këtë takim, do të marrin pjesë kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç, Komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …