leoni

Rrahman Paçarizi: Shqipëria dhe Kosova ta mbrojnë gjuhën shqipe në territoret ku ajo nuk po arrin të gjallojë

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare dje ka përmbyllur  përmbyllur takimin e 36-të me kërkesën për ta mbrojtur gjuhën shqipe në territoret ku ajo nuk po arrin të gjallojë. Drejtori i seminarit, Rrahman Paçarizi, ka alarmuar institucionet shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë, duke iu drejtuar institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë për të ndërhyrë urgjentisht me qëllim të shpëtimit të shqipes ku ajo është e rrezikuar dhe po vdes ngadalë, para së gjithash në Greqi, Ukrainë, Bullgari e Kroaci. Gjithashtu kërkohet të ndërhyhet tek arbëreshët e Italisë, ku gjendja është krahasimisht më mirë, por në rrezikun e shuarjes me ndikimin e globalizmit dhe faktorëve të tjerë”, ka thënë Paçarizi, të premten, gjatë ceremonisë së përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Seminarit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …