Duke folur për qasjen e Kremlinit zyrtar ndaj Ballkanit, diplomati i shquar i Austrisë, Volfgang Petriç ka deklaruar se Vladimir Putini nuk e qanë aspak kokën për Ballkanin por dëshiron që nëpërmjet tij ta dobësoi Bashkimin Evropian. Ballkani nuk i duhet asgjë atij por gjërat që ia ka bërë në Maqedoni dhe në Serbi kanë pasur për qëllim dobësimin e Bashkimit Evropian për shkak se i ka vënë sanksione të forta Rusisë. Rusia realisht nuk ka interesa reale në Ballkan, por e bën këtë për një strategji profilaktike, për ta poshtëruar BE-në dhe për të përçarë vendet e saj anëtare. Kjo do të bëjë që Evropa do të detyrohet të ulet në bisedime për kushte të reja, ka tërhequr vërejtjen gjatë intervistës për agjencinë austriake APA, diplomati i shquar, Volfgang Petriç. Ndërsa duke folur për të ardhmen e vendit tonë në Bashkimin Evropian, ai ka thënë se Kosova është shumë e dobët nga ana institucionale dhe shtoi se për mbi 30 vjet nuk është gati për të hyrë në BE.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …