Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, është propozuar nga Edi Rama për ministër që do të merret me shqiptarët jashtë kufijve. Nga 11 ministritë e qeverisë së re, Rama ka vendosur që ta ketë një ministër shteti edhe për shqiptarët jashtë kufijve. Kështu do të duket qeveria e re e Shqipërisë:
Qeveria e re do të ketë 11 ministri dhe dy ministra shteti, ndërsa Senila Mesi do të jetë zv.kryeministre.
Ministër Shteti për shqiptarët jashtë kufijve, – Pandeli Majko.
Ministër Shteti për mbrojtjen e sipërmarrësve, Sonila Qato.
Ministria e Jashtme do t’i ringarkohet Ditmir Bushatit.
Ministria e Brendshme i ngarkohet Fatmir Xhafës.
Ministria e Mbrojtjes i besohet Olta Xhaçkës.
Ministria e Drejtësisë i ngarkohet Etilda Gjonajt.
Ministria e Kulturës i mbetet -Mirela Kumbaros.
Ministria e Financave bashkohet me Ekonominë dhe do të drejtohet nga Arben Ahmetaj.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të ringarkohet Lindita Nikolla.
Ministre e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social do të jetë Ogerta Manastirliu.
Ministria e Energjisë bashkohet me Infrastrukturën dhe do të drejtohet nga Damian Gjiknuri.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të drejtohet nga Niko Peleshi.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nën drejtimin e Blendi Klosit.