Menjëherë pas shpalljes së kabinetit të ri qeveritar nga kryeministri Edi Rama, kanë ardhur reagimet e para nga dy liderët kryesorë opozitarë në vend, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, deri dje kundërshtarë të fortë kundër njëri tjetrit Si asgjë të re dhe vetëm si vazhdim dhe thëllim i të keqes e ka vlerësuar Basha kabinetin e ri qeveritar. Për Lulin janë të papranueshëm, Fatmir Xhafaj, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, e pothuajse të gjithë ministrat e tjerë.
Ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila e ka vënë në diskutim, forcën e re qeverisëse, sepse sipas saj kjo qenka ‘Qeveria e re’ e kryeministrit të vjetër, duke anashkaluar faktin se në bashkëqeverisje me të, ajo me burrin e saj, Ilir Meta, kanë ngitur piramida të fitimeve përrallore nga paraja e korupsionit. Duke qenë se ka mbetur në opozitë, zonja Kryemadhi çirret kundër Ramës, pavarësisht se burrit të saj pikërisht Edi Rama me socialistët e tij ia kanë siguruar postin e kryetarit të vendit.