Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, ka bërë me dije se përvoja e suksesshme në menaxhim e ka shtyrë t’i hyjë garës për të parin e kryeqytetit. Ai ka thënë se programi i tij dhe i AKR’së parasheh zhvillimin e Prishtinës dhe shndërrimin e saj në kryeqytet të rinisë. Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Pacolli ka treguar se qëllimi i tij i vetëm në këtë garë është ta kthejë Prishtinën në qendër të rëndësishme të botës shqiptare për ekonomi. Ai ka premtuar se do ta zgjerojë bazë e votës së partisë meqë, sipas Pacollit, Prishtina është bastion i AKR-së. Pavarësisht prej garës së ortë, ai është shprehur i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet e 22 tetorit. Pacolli thotë se i respekton kandidaturat e partive të tjera por, sipas tij, aktiviteti partiak i ka konsumuar ata kandidatë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …